Astrit Hafizi ka kritikuar Kombëtaren dhe trajnerin Reja për ndeshjen e fundit kundër Islandës, duke e cilësuar mes pak fjalëve: “Luajmë si pula pa kokë”. Ndërkohë trajneri Samuel Nikaj ka reaguar duke i kërkuar televizioneve që të bëjnë kujdes me zgjedhjen e analistëve.
“Ka sens, por mediat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin analistët. Minimalisht ose ish-trajnera që kanë pasur shumë sukses ose ikona të futbollit, që nuk duan të bëhen trajnera. Pleqëri pas kuvendit është kollaj që të bëhet”, shkruan Samuel Nikaj. /Sport Ekspres/