Lorenc Trashi udhëton nesër drejt skuadrës së re, mësohen detajet e kontratës

Lorenc Trashi përfundoi përvojën e tij në Kuvajt, ku mbante  veshur fanellën e Al Qadsia-s. Lojtari shqiptar ka zgjidhur shpejt dilemat për të ardhmen e tij. 30-vjeçari ka vendosur të firmosë për Ballkanin, që shkroi historinë nën drejtimin e Ilir Dajës. Sigurisht që trajneri Daja ka luajtur një rol të rëndësishëm për zgjedhjen e Trashit.

“Supersport“ bën me dije se ish-futbollisti i Partizanit do të udhëtojë nesër drejt Antalias, atje ku klubi i Ballkanit është duke kryer fazën përgatitore. Media në fjalë zbulon edhe detajet e kontratës. Trashi ka rënë dakort për të firmosur për 1 vit e gjysmë me kampionët e Kosovës dhe do të përfitojë  7 mijë euro në muaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *