Lopetegui largohet pa humbje, Fabregas bën ironi

Julen Lopetegui e ka mbyllur në mënyrë ta pabesueshme aventurën si trajner i Spanjës, duke u pushuar nga puna pak orë para nisjes së Kupës së Botës. Një vendim i dhimbshëm, drastik, por i drejtë i Federatës Spanjolle, sepse është anormale dhe absurde që një trajner të bisedojë me një klub tjetër dhe të firmosë, por edhe të zyrtarizohet, pikërisht në ditët kur përqendrimi duhet të jetë maksimal dhe të gjithë punojnë për të dhënë gjithçka në një muaj futbolli intensiv, ku duhen korrur frytet e punës disa-vjeçare.

Lopetegui qëndroi 20 ndeshje në stolin e iberikëve dhe nuk u mund kurrë, me 14 fitore e 6 barazime. Ecuri e shkëlqyer, largim për rekord, sepse nuk është e lehtë të pushohesh nga puna duke mos pasur asnjë humbje.

FABREGAS – Ish-futbollisti i famshëm anglez Geri Lineker bëri humor me largimin e Lopeteguit, duke ngacmuar mesfushorin Sesk Fabregas, i cili mbeti jashtë Kupës së Botës për vendim të trajnerit: “Lopetegui iku, me siguri tashmë Fabregas do të ketë plot material për të folur, kur të nisë karrierën si analist sportiv”.

Menjëherë erdhi reagimi i Fabregasit: “Prit, ndoshta tani do të më grumbullojnë në Kombëtare!”. Gjithsesi, pak më vonë Fabregas postoi një mesazh tjetër, ku i jep mbështetje Spanjës dhe fton të gjithë që të mbështetin skuadrën kombëtare.

Ndërkaq, gazetari dhe tifozi i Arsenalit Pirs Morgan e gjeti menjëherë zgjidhjen për të ardhmen e Spanjës, me një teori që do të ishte e denjë për filma: “Imagjinoni sikur Spanja të merrte Arsen Vengerin si trajner emergjence dhe ai të fitonte Kupën e Botës!”. Imagjinatë e shfrenuar!

 

Fans quickly had their say via the social media platform, with one offering the pessimistic outlook: ‘Spain’s World Cup is about to end even before it starts!.’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *