Lajmi i ditës nga Rusia ishte pushimi nga puna i trajnerit të Spanjës Julen Lopetegui. Gjithçka erdhi për gafën e Realit të Madridit, që e bëri publike firmën me trajnerin e Spanjës, diçka që acaroi me të drejtë Federatën Spanjolle, që i ka bërë direkt dalje trajnerit që nuk kishte asnjë humbje në 20 ndeshje si trajner i Spanjës.
Sot në konferencën e pritshme për shtyp doli vetëm presidenti i Federatës Spanjolle, ndërsa Lopetegui nuk u paraqit.
Gazetarët u munduan t’i shkëputin një deklaratë në aeroportin e Krasnodarit para nisjes për në atdhe dhe Lopetegui foli shkurt, qartësisht i dëshpëruar: “Më vjen keq, jam i trishtuar. Gjithsesi, shpresoj të luajmë një Botëror të madh dhe të fitojmë. Skuadra është e shkëlqyer dhe kam besim se mund ta fitojmë Botërorin”.