Lojtari tjetër që rikthehet në “Premier League”, mund të jetë pjesë edhe e Kombëtares Shqiptare

Meritan Shabani është një nga talentet më të dëgjuar për tifozët shqiptarë. Më herët ky lojtar ishte pjesë e akademisë së Bayern Munchen dhe cilësohej si një xhevahir që prodhuan gjermanët. Sigurisht që hapësirat në ekipin e parë ishin të kufizuara, por nga ana tjetër kalimi i tij në transferim nuk mund të quhet “i keq”, pasi do të shkonte te Wolves.

Shpeshherë i grumbulluar edhe në ekipin e parë, por fatkeqësisht dëmtimet e shumta e kanë lënë shumë mbrapa Shabanin. Një huazim i bërë në Eredivise dhe rikthimi sërish në Premier League, ku për shkak dëmtimesh, është rikthyer së fundmi për të lënë mbrapa gjithë periudhën e errët.

Shabani po përgatitet dhe brenda pak kohësh pritet që të rikthehet në fushën e blertë, për të pasur sërish vëmendjen e ekipit të parë. Sigurisht që mbetet të shihet niveli i tij pas shumë dëmtimeve të kaluara, por nga ana tjetër duhet të kujtojmë se lojtari është ende 22-vjeç dhe ka gjithë të ardhmen përpara. Për Shabanin ka shfaqur interes të madh edhe Shqipëria, por aktualisht diskutimi i tij është për t’u rikthyer në formën e duhur dhe më pas duhet të vendos për Kombëtaren që do të përfaqësojë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *