Lojtari i vetëm që nuk mund ta urreni, Son kërkon falje për Andre Gomes pas golit

Futbollisti i vetëm që nuk mund të urrehet, është padyshim sulmuesi i Totenhemit, Son. Ky i fundit ishte protagonist në dëmtimin e fundit të Andre Gomes që bëri jehonë në gjithë mediat, pasi ishte “horror”.

Gjyqtari do t’i nxirrte kartonin e kuq të diskutueshëm sulmuesit koreanojugor, pasi nuk ishte shumë fajtor sa për të dalë nga fusha, pavarësisht se ishte një prej shkaktarëve kryesor të atij dëmtimi.

Por Son as që e kishte ndërmend që të diskutonte për kartonin, teksa nuk po i besonte syve dhe u shqetësua shumë kur pa gjendjen e kundërshtarit. Një dedikim pas golit që shënoi ndaj Crevena Zvezdës, në atë fitore me rezultatin 0-4, ka ardhur pikërisht për Andre Gomes, duke i kërkuar falje. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online