Lojtari i Tiranës merr ftesën, mund të luajë ndaj yjeve të Spanjës dhe Zlatan Ibrahimoviç

Periudha e marsit mund të jetë kulmimi i karrierës për Visar Bekajn. Portieri i Tiranës ka treguar të gjitha aftësitë e tij edhe në Superiore, duke u cilësuar si portieri më i mirë në futbollin shqiptar, pavarësisht disa gabimeve të rralla.

“Indeksionline” ka zbuluar se Shaland i ka dërguar sërish ftesë Bekajt për t’u grumbulluar me Kosovën. Këtë herë do të mungojë portieri Ujkani, ndërsa një ftesë e ka marrë edhe portieri Betim Halili. Treshen e gardianëve e plotëson Arijanet Muriç që e nisi aventurën në Holandë me 11 gola të pësuara në 2 takime.

Pra siguria është më e madhe e Kosovës është në duart e Visar Bekajt. Dardanët do të luajnë në mars kundër Suedisë dhe Spanjës. Përveç yjeve të Spanjës, portieri i Tiranës mund të ketë përballë edhe Zlatan Ibrahimoviç, që pritet të kthehet të Suedia për këto takime. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *