Lojtari i Kombëtares vazhdon rekuperimin, trajneri ia ndjen mungesën: Na mungon një lojtar cilësor si Berisha

Lecce do të përballet me Torinon mesditën e nesërme në kuadër të javës së 23-të të Serisë A. Trajneri i verdhekuqve ka folur për mediat në konferencë për shtyp në prag të kësaj përballjeje. Di Francesco ka theksuar mungesën e madhe të Berishës, të cilin e konsideron një mesfushor cilësor për ekipin e tij. Kujtojmë se Medon Berisha po vazhdon fazën e rekuperimit prej dëmtimit që ka pësuar në kampionat.

“Kemi sjellë lojtarë që mund të vrapojnë vertikalisht, sidomos Cheddira-n. Gandelman-i është i mirë për të mbushur zonën e penalltisë, por nuk është një lojtar që sulmon thellë. Zgjedhjet që kemi bërë kanë qenë të bazuara te pikat tona të dobëta. Ky ekip duhet të punojë në të gjitha drejtimet, duke pasur në mendje që na mungon një mesfushor cilësor si Berisha”, ka thënë Eusebio Di Francesco./Sport Ekspres/