Lojtari i fundit do të vijë me traget nga Amerika e Jugut/ Conte karantinon lojtarët e ardhur nga jashtë, zikaltrit nisin stërvitjen

Italia ende të marrë frymë me mjaft vështirësi nga pandemia e krijuar. Në shtetin fqinj numërohen afro 20 mijë viktima ndësa mijra të tjerë janë nën kujdesin mjeksor. Në këto kushte është e vështirë të flasësh për futboll por Inter duket se nuk mund të pres më gjatë. Nga klubi zikaltër njoftohet se së shpejti pritet që të nis stërvitja në fusha sportive, njësoj si disa skuadra në Gjermani.

Pasi i largoi disa lojtarë në vendlindje, Conte ka mbledhur sërish të tijët në Milano. Mungesë e momentit mbetet Diego Godin. Uruguajani pritet të kalojë një kalvar të gjatë pasi në Itali ai do të kthehet në rrugë transoqeanike. Në këtë rrethana udhëtimi i Godin bëhet më i gjatë për shkak të largësisë mes dy kontinenteve. Megjithatë si Godin, dhe të tjerët, fillimisht do të qendrojnë sërish në karantinë për 14 ditë.

Pas kësaj periudhe, Conte synon të rinis stërvitjen intensive për të pasur lojtarët gati. Nuk ka ende një fillim date të Seria A, por duke parë që kurba e të infektuarve dhe vdekje po bie, skuadrat mendojnë rikthimin. Seria A u ndal në javën e 26-të duke mbajtur Juventusin në vend të parë me 63 pikë, Lazion me 62 dhe 54 pikë Interi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *