Lojtari i Dudelanges sfidon tifozët e Tiranës për ndeshjen e kthimit: Nuk e mbushin dot Air Albania, stadium i mrekullueshëm

Dudelange-Tirana do të jetë ndeshja e parë që do të zhvillohet në ditën e nesërme dhe më pas mbërrijmë në përballjen e kthimit. Mesfushori i Dudelange, Charles Morren, është shprehur shumë i kënaqur se ekipi i tij do të luajë në Air Albania, atje ku u zhvillua edhe finalja e Conference League. Por nga krahu tjetër janë sfiduar tifozët e Tiranës duke u thënë se nuk do e mbushin dot këtë stadium.

“Po, mesa di unë do të luajmë në Air Albania. Është një stadium i mrekullueshëm. Për mendimin tim, nuk do të jetë plot stadiumi, por është sërish fantastike për ta përjetuar. Kjo është bukura e të qenit kampion, ekziston mundësia për të përjetuar udhëtime të tilla”, u shpreh Morren. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *