Flamur Ruçi ka folur nëpërmjet një lidhjeje në “Skype“ me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Futbollisti i Bylisit ka treguar objektivin e skuadrës së tij, por edhe atë personal. Ruçi ka thënë se pikësynimi i tij është të shënojë e të asistojë sa më tepër dhe të veshë fanellën e Shpresave të Shqipërisë.
“Me Kukësin kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Kemi dominuar. Kemi zbatuar detyrat. Mendoj që duhet ta kishim fituar atë ndeshje, por fati nuk ishte me ne. Objektivi i Bylisit është që të qendrojmë në Superiore. Ndërsa objektivi im është të marr sa më shumë minuta në Superiore, të shënoj gola e të jap asiste dhe të kap Shpresat U21“, ka thënë Flamur Ruçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/