“Lojtarëve i kam kërkuar karakter”, flet Mehmeti: Partizani është përgjegjësi dhe privilegj për mua, detyrim ti tregoj mirënjohjen Demit

Partizani ka mbyllur me sukses fazën përgatitore në Slloveni, ku sot zhvilluan edhe miqësoren e fundit kunder Mariborit. Dritan Mehmeti ka folur mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte me emisionin “Skaner“ në “MCN TV“, gjatë së cilës ka sqaruar edhe situatën me blerjen e re, Cvetanovskin, si dhe me lojtarët afrikanë që po stërviten në kryeqytet. Sa i përket besimit të palëkundur nga presidenti Demi, trajneri i Partizanit shpreh falenderimet e tij dhe shpreson që me punën në vazhdim të ketë mundësinë të shprehë mirënjohjen e tij.

“Nuk kemi pasur shumë kohë, për sa i përket Kupave të Europës, kemi bërë maksimumin deri tani. Për sa i përket kampionatit, jemi duke punuar shumë fort në staf që të arrijmë dhe të bëjmë ato goditje që ta ndihmojmë Partizanin të arrijë ato objektiva madhorë që ka. Më ndihmon fakti që kam pasur komunikim të vazhdueshëm me Kalarin. Matondo dhe Maget janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Lojtar si Masanga që ka treguar stabilitet nuk do ketë vështirësi në përshtatje, edhe pse nuk ka qenë i grumbulluar këtu. Duke ia ditur cilësitë, besoj se do përshtatet shpejt. Por mbetet për tu parë gjatë javës.

Mund t’jua sqaroj situatën e Cvetanovskit. Ka pasur një dëmtim më para në Rumani. E ka kaluar atë, por nga dëshira e madhe e një mungese prej 6-7 javësh, po kujdesemi shumë me anën fizike. Nga mungesa e gjatë na ka shqetësuar me një lëndim të vogël te kuadricepshi. Jemi munduar ta mbrojmë, që të mos e humbim. Filozofia e lojës së Partizanit është ajo që e kam shprehur shpesh. Jo vetëm në aspektin e filozofizë së lojës, por i kam kërkuar lojtarëve në aspektin e karakterit. Jo shumë shpesh, por e ndërroj taktikën edhe në varësi të kundërshtarit.

Të drejtosh Partizanin është përgjegjësi dhe privilegj nga ana ime. Shpresoj që atë veton që ka vënë presidenti, jo vetëm ai por i gjithë si klub, besoj se është detyrim që puna ime të vazhdojë te Partizani për të qenë mirënjohës për besimin që më kanë dhënë“, ka deklaruar Dritan Mehmeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *