Lojtarët nuk e tradhëtojnë Solskjaer para Murinjos, libri nuk i hyn në punë as në “shtëpi”

Në mediat angleze ishte bërë e ditur prej kohësh: “Nëse Solskjaer e humbet ndeshjen ndaj Totenhemit, do të shkarkohet”. Te “djajtë e kuq” kishte marrë fund pritja e gjatë mes krizës së rezultateve, ndërsa një tjetër humbje ndaj ekipit të Murinjos, do të ishte e tepërt.

Por lojtarët e Junajtid nuk e kanë tradhëtuar trajnerin e tyre dhe nuk e kanë lënë situatën të përfundojë deri në këtë pikë. Dopieta e Rashford do të vendoste edhe mbrëmjen, ndërsa pavarësisht golit fantastik që realizoi Dele Alli, nuk shërbeu për asgjë tjetër veçse statistikës në rezultatin 2-1.

Nëse në ekipet e tjera Murinjon e kemi parë me bllok të vogël shënimesh në tribunë, te Totenhemi ka madhësinë e një libri. Pra, ka shumë punë ende për të bërë skuadra që të vijë në pikën ku e do vetë Murinjo, por planet nuk funksionuan as në vendin që dikur ka qenë shtëpia e tij dhe për portugezin nuk ishte një ambient i panjohur. /Sport Ekspres/


 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online