Lojtarët nuk donin të falnin paratë, prapaskena si Xavi kërcën.oi yjet e Barcelonës: Më lini 5 milionë euro në tavolinë dhe nuk do shkoni në Australi

Në sezonin e tij të parë në pankinën e Barcelonës, Xavi përfundoi në vendin e dytë në La Liga, pas Real Madridit. Një nga problemet me të cilat Xavi duhej të përballej ishte situata e pasigurt financiare e Barcelonës dhe’pakënaqësia e lojtarëve në lidhje me situatën. Klubit katalanas iu desh të bënte sakrifica për të qëndruar konkurrues.

Në fund të majit, Barcelonës iu kërkua të luante një ndeshje miqësore në Australi, kundër një ekipi të përbërë nga lojtarët më të mirë të ligës atje. Në 90 minuta të spektaklit, katalanasit grumbulluan 5 milionë euro, por lojtarët e Xavi nuk donin të dëshironin që t’i falnin këto fitime.

“Ne po e luajmë këtë ndeshje për të ndihmuar Barcelonën të paguajë rrogat tona. Nëse ju nuk dëshironi, atëherë vendosni pesë milionë euro në tavolinë, nga xhepi juaj, unë do t’i çoj te presidenti dhe ne nuk do të shkojmë në Australi”, tha Xavi në një mesazh për lojtarët e tij. Kështu lojtarët e pranuan kër.cënimin e Xavit duke shkuar në kontitentin e largët për t’u ndeshur me A League All Stars, atje ku katalanasit fituan 3-2 falë golave të Dembele, Traore dhe Fati. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *