Shqipëria e ka mbyllur edhe ndeshjen e tretë për muajin qershor, që ishte sërish për t’u harruar. Lojtarët marrin pushimet, këtë herë zyrtarisht. Një përballje miqësore me Estoninë që është mbyllur me shifrat 0-0.
Reja provoi shumë lojtarë të rinj në këtë ndeshje, por asnjë prej tyre nuk arriti të lërë gjurmë në fushë. Ndeshja ka qenë pa emocione, me pjesën e parë që kishte ritëm shumë të ngadaltë. Vrioni kishte rastin më të mirë të ndeshjes në minutën e 30 ku pas krosimit të Cekicit, e dërgoi topin lart traversës dhe i mungoi kordinimi me kokë.
Me nisjen e pjesës së dytë do të aktivizoheshin edhe lojtarët më të rëndësishëm, teksa hyri Myrto Uzuni dhe Armando Broja. Por sërish këta futbollistë nuk arritën që t’i shkaktonin probleme kundërshtarit. Sulmuesi i Granadas tentoi të bënte diçka më tepër, ndërsa Brojës i mungoi dukshëm impenjimi. /Sport Ekspres/
Shqipëria: Selmani, Hysaj, Mihaj, Veseli, Bajrami, Ramadani, Çokaj, Hoxhallari, Vrioni, Seferi, Çekiçi