“Lojtarët e Shqipërisë po luajnë në gjithë Europën”, Vrioni tregon forcën: Nga Premier League te Champions League, Kumbulla fitoi trofeun

Xhakomo Vrioni u shpall golashënuesi më i mirë në Austri. Sulmuesi realizoi 19 gola me Tirolin, ndërsa tani u bashkua me Kombëtaren për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, Vrioni ka thënë:

“Do të kërkojmë marrjen e 6 pikëve në këto dy ndeshje. Liga e Kombeve nuk ka rivalë të lehtë dhe të vështirë, janë të gjithë në nivelin tonë.

A do të luaj? Kalova sezon të mirë te Tiroli, por tani e vendos Reja. Lojtarët tanë po luajnë në Champions League, Europa League, Premier League, Marash Kumbulla fitoi Conference League. Prandaj forca jonë është grupi”, tha Vrioni. /Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *