“Lojtarët e mi më mirë se ata që luajnë në klube prestigjoze“, Munishi i bën thirrje Kosovës: Boll na nënçmuat

Kosova U-21 është mundur me rezultatin e thellë 3-0 mbrëmjen e sotme në transfertën kundër bashkëmoshatarëve të Turqisë. Një rezultat zgjënjyes ky për dardanët e vegjël, që nuk mundën të bindin në fushën e lojës. Nisur nga humbja e sotme, trajneri shqiptar, Ismet Munishi, ka bërë një reagim ku kërkon të kthehet vëmendja te talentet e kampionatit vendas.

Në një postim në rrjetin e tij social në “Facebook”, Munishi bën thirrje që përzgjedhja e lojtarëve të bëhet në bazë të formës fizike dhe jo nëpërmjet emrit dhe skuadrës apo kampionatit ku luan. Me bindje të plotë, trajneri i Ballkanit thekson se lojtarët e tij janë shumë herë më mirë fizikisht se sa shumë të tjerë që luajnë në kampionate prestigjoze e që kanë veshur fanellën e Kosovës U21./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Reagimi i Munishit:

Mos shikoni kush si e ka emnin. Mos shikoni se ku luan. Seleksiononi në parametra dhe në formën momentale se si është çdokush, cili është në formën momentale më të mirë . Boll na keni nënçmuar ligën e Kosovës!

Për një gjë jam i sigurt se lojtarët e mi janë fizikisht më mirë se disa që luajnë nëpër klubet më prestigjioze evropiane, ju garantoj. Se për disa që nuk janë duke luajtur fare as që diskutohet. Unë biri yt Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *