Shqipëria e dominoi Islandën në pjesën e parë gjatë ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve. Por një gabim i bërë me nisjen e së dytës, djallosi gjithçka për kuqezinjtë. Tani Kombëtarja do të përballet kundër Israelit. Këta të fundit kanë ndjekur nga televizori ndeshjen e djeshme, për të parë më mirë kundërshtarin e tyre.
Por mesa duket lojtarëve të Izraelit u janë “prerë gjunjët” pa mbërritur mirë në Tiranë. Media izraelite, “Sport1”, shkruan se një prej futbollistëve të kësaj Kombëtare është shprehur pasi ka parë ndeshjen e djeshme se nuk janë favoritë në kryeqytetin shqiptar. “Nuk do të jemi ne favoritë ndaj Shqipërisë. Do të duhet të japim gjithçka nga vetja unë për të dalë me të paktën një pikë nga Tirana”. /Sport Ekspres/