Lojtarët e Afrikës së Jugut provokojnë nigerianët në gjysmëfinale, festojnë golin si rivalët e tyre më të mëdhenj

Afrika e Jugut dhe Nigeria janë duke u përballur në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës. Nigerianët ishin duke udhëhequr deri në minutën e 88, kur afrikao-jugorët e dërguan ndeshjen në shtesa. Si për të mos mjaftuar goli i Mokoena-s, lojtarët e Nigerisë ranë pre e ngacmimeve të kundërshtarit.

Lojtarët e Afrikës së Jugut u ulën mbi barrierat rrethuese të fushës, duke kopjuar festimin e Kudos. Ky i fundit është futbollist i Kombëtares së Ganës, e cila është njëkohësisht edhe rivalja më e madhe e Nigerisë. Një rivalitet që kalon edhe përtej futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *