Vetëm 2 ndeshje me Tiranën, por në fushë është dukur sikur të ishte gjithë vitin pjesë e bardhebluve. Kristijan Toshevski ka bindur menjëherë me kampionët e Shqipërisë, te të cilët u afrua pas eksperiencës te Vardari. Aftësitë e tij dhe paraqitjet e bëra me Vardarin, por edhe me Tiranën kanë bërë që t’i mbërrijë edhe ftesa nga Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut.
Trajneri i fqinjëve lindorë ka publikuar listën ëpr ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku bën pjesë edhe emri i lojtarit më të ri të bardhebluve. Lajmin e përcjell edhe vetë Tirana, që i uron suksese futbollistit me fanellën e Kombëtares.
“Futbollisti bardheblu Kristijan Toshevski është grumbulluar nga kombëtarja e Maqedonisë së Veriut. Talentet e Tiranës pikasen gjithmonë për aftësitë dhe talentin e tyre në fushë, ku japin gjithmonë maksimumin. I urojmë suksese në këtë rrugëtim”, shkruan klubi i Tiranës në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/