“Loja mbaroi”, Ansi Nika njofton ndarjen zyrtare me ekipin e Flamurtarit

Klubi i Flamurtarit kishte njoftuar ditën e djeshme se do të kishte një revolucion të madh në skuadër. Kjo për shkak të rezultateve negative, ndërsa vlonjatët ndodhen në vendin e fundit të Superiores. Emrat kanë nisur të bëhen publik, ndërsa është zyrtarizuar largimi i Ansi Nikës. “Loja mbaroi”, shkruan futbollisti 29-vjeçar në Facebook, për t’iu referuar ndarjes nga klubi i Flamurtarit.

Mesfushori nuk ka pasur hapësira të mjaftueshe deri në këtë periudhë të kampionatit, ku është aktivizuar vetëm në 7 nga 17 ndeshjet e luajtura në Superiore. Në këtë mënyrë, Nikës i kanë mjaftuar vetëm 6 muaj në Vlorë për të kuptuar se kjo eksperiencë nuk ishte e duhura./Sport Ekspres/