Superiorja ka pasur një konkurrencë të jashtëzakonshme në këtë sezon, si kurrë më parë. Lufta e ndarë në tre drejtime dhe shumë e ashpër mes skuadrave, për titull kampion, Europë dhe më pak deri tani për mbijetesë.
Por të ndalemi paksa te pjesa kryesuese. Me kalimin e javëve edhe renditja ka nisur të qartësohet disi, për të kaluar në llogjikën e investimeve. Kukësi, Tirana dhe Partizani ndajnë tre vendet e para, megjithëse ndiqen edhe nga skuadrat e tjera që janë po aty, jo me ndonjë shkëputje të madhe.
E megjithatë kur flasim për pretendentet, janë pikërisht tre ekipet e sipëpërmendura. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, trajneri Ergys Luga do ta thoshte qartë idenë e tij pak javë më parë” “Janë vetëm 3 ekipe që në syrin tim kanë shfaqur aromën e futbollit dhe që në mentalitetin e tyre kanë për objektiv fitimin e titullit. Kjo duket qartë nga minifazapërgatitore që kanë zhvilluar në kushte me te vertetë profesioniste në Antalia. Jam i sigurt qe njëra nga këto 3 ekipe do të diskutohet titulli”.
Në atë periudhë kampionati dhe renditja ishte disi edhe më e papërkëthyeshme, me Bylisin që kishte pretendimet e tij për të kapur një nga tre vendet e para, duke parë ecurinë e rezultateve. Por ky kampionat në Shqipëri, ashtu si në çdo vend të Europës tregon se në fund do të fitojnë ata që investojnë më shumë. Diferenca nis që nga përgatitja dhe Kukësi, Partizani e Tirana kanë qenë në Antalia, me kushtet më të mira dhe të përshtatshme për të rindezur motorrët. Skuadrat e tjera e kanë pasur më të vështirë për të hyrë në ritëm, ndërsa përrallat, treguan se zgjasin pak. /Sport Ekspres/
Keto ekipe, me keqardhje te madhe e them, bejne nje futboll tejet te prapambetur… aksione me pasime te gjata… goditje te pakta ne porte, topi qe humbet ne 80 % te rasteve… mbrojtje dhe portjere qe largojne topat pa adrese. Shikoni ndeshjet e sezonit 2016, 2017. Keta lojtaret e sotem atehere ishin zgjedhje e dyte apo e trete. Flas per keta “veteranet” qe atehere ishin ne kulmin e moshes. Tefik Osmani psh, tek skenderbeu hynte vetem 15 minutat e fundit pergjithesisht, etj etj. Keq shume…