Kampionatet më të rëndësishme europiane kanë ndalur hapin dhe i janë përgjigjur masave për të luftuar virusin Covid-19. Edhe Premier League ka fikur motorrët, ndërsa ende nuk dihet se si do të vijohet për të përfunduar sezonin. Liverpool ishte duke hyrë në histori me fitoret e njëpasnjëshme të arritura, teksa vetëm 2 ndeshje e ndanin nga tituli kampion që u mungonte prej 30 vitesh.
Klubet dhe Federata po konsiderojnë propozimet për të vendosur se si do të vendoset fituesi i këtij sezoni, por ideja e veçantë vjen nga presidenti i Crystal Palace. Ky i fundit ka hedhur me humor hipotezën e shpalljes së kampionit në bazë të tre takimeve të fundit. Një skemë e tillë sheh në fund si kampion Crystal Palace dhe i çon kështu dëm gjithë punën e jashtëzakonshme të bërë nga Klopp dhe lojtarët e tij./Sport Ekspres/