Derbi Tirana-Partizani ka përfunduar në barazim 0-0. Bardheblutë i shkuan pranë fitores, por fati këtë herë nuk ishte në krahun e tyre. Skuadra e Maganit tundi rrjetën në minutën e 29, por VAR-i ngriu festën e tyre. Milimetrat i anulluan golin bardhebluve, duke e lënë në fuqi rezultatin 0-0.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, Tirana fitoi një 11 metërsh dhe kishte shansin të largohej me pikë nga “Air Albania”. Topi preku dorën e lojtarit të Partizanit në zonë dhe pasi pa sërish pamjet në monitor, arbitri drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Prenga mori përsipër të ekzekutonte 11 metërshin, por gjuajtja e tij u prit nga Qirko. Festa që pritej të kaplonte bardheblutë, kaloi në kampin kundërshtar. Lojtarët e Partizanit nisën të festonin sikur të kishin fituar derbin. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0, me Tiranën që i rrëshkiti fitorja nga duart në sekondat e fundit të lojës./Sport Ekspres/