LIVE nga Reykjavik/ “Ka shqiptarë edhe nga New York që kanë ardhur”, Altin Sulçe tregon atmosferën te Shqipëria: Taulant Seferi pritet në sulm

Altin Sulçe ndodhet në Reykjavik për ndeshjen mes Islandës dhe Shqipërisë. Gazetari shqiptar ka treguar atmosferën në një lidhje për “Sport Magazine” në “Ora News”. Tifozë të shumtë shqiptarë, nga të gjitha vendet, kanë zgjedhur që të ndjekin në stadium këtë përballje. Sa i përket formacionit të mundshëm, Taulant Seferi duket se ka fituar balotazhin me Xhakomo Vrionin për të qenë në krah të Cikalleshit.

“Atmosfera me tifozët shqiptarë po ngrohet. Kanë ardhur shqiptarë nga Danimarka, Norvegji, Suedi, Angli, por edhe nga New York për të ndjekur Shqipërinë. Të gjithë kanë qenë me simbole kombëtare. Këtu temperaturat janë të ulëta, por sot nuk ka pasur rreshje shiu si ditën e djeshme. Era nuk fryn shumë, pasi dihet që klima këtu në Islandë është shumë ndryshe nga Shqipëria.

E rëndësishme është që të dalim me një pikë, fitorja do të ishte shumë më e mirë. Seferi pritet që ta nisi nga minuta e parë, së bashku me Cikalleshin. Pjesëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, të kryesuar nga Armand Duka, kanë qenë në drekë zyrtare me Federatën Islandeze të Futbollit, ku kanë shkëmbyer edhe dhurata”, tha Altin Sulçe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *