Ditën e sotme është duke u luajtur java e 13 e Kategorisë së Parë. Grupi A ka rezervuar gola në të tre takimet që tashmë kanë mbyllur 45 minutat e para të takimit. Kastrioti dhe Besëlidhja momentalisht janë duke udhëhequr takimet respektive, duke mbajtur ritmin për të arritur objektivin në ngjitjen në një kategori më sipër.
Ndërkohë, në Grupin B Lushnja ka qenë ekipi i vetëm që ka gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e parë të ndeshjes, teksa është duke fituar me shifrat minimale 1-0 kundër Devollit falë golit të Mezinit./Sport Ekspres/
Grupi A
Tërbuni 0-1 Kastrioti | Marku 13?
Veleçiku 0-1 Besëlidhja | Dibra 30’
Burreli 2-0 Erzeni | Hyska 12?, Beci 30?
Grupi B
Lushnja 1-0 Devolli | Mezini 36?
Elbasani 1-0 Oriku | Peposhi 45’+1’
Iliria 0-0 Apolonia
Turbina 0-0 Besa
Shënkolli 0-0 Pogradeci