Një rezultat surprizues vjen nga Budapesti. Pavarësisht se shihet favorite dhe kandidatja kryesore për të rrëmbyer në fund vendin e dytë, Polonia reziston vetëm 6 minuta në fushën e lojës. Hungaria ka ndezur grupin tonë, teksa është duke udhëhequr sfidën me shifrat minimale 1-0.
Ishte Sallai ai i cili në minutnë e 6 tund rrjetën e polakëve. Mbeten ende edhe 45 minuta të tjera për tu luajtur në mënyrë që të mësohet edhe verdikti final i këtij dueli. Megjithatë një fitore e hungarezëve do ta bënte më të luftuar këtë grup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#WorldCupQualifiers #WorldCup2022 #Poland #Hungary
Polska – W?gry 0:1 (6' Sallai gol) pic.twitter.com/oEpq1QfAgS— www.Historio.pl (@Historio_pl) March 25, 2021