Pjesët e para janë mbyllur në Premier League dhe kanë prodhuar çudira të mëdha. Manchester City po trondit me humbjen ndaj Aston Vilës në shifrat 0-1. Goli i Cash në minutën e 37 është duke vendosur historinë e pjesës së parë. Nga krahu tjetër, Liverpuli është duke barazuar ndaj Ëolves në 1-1.
Pas golit të shpejtë të Netos në minutën e 3, Mane barazoi në të 24. Liverpuli dhe Manchester City mbajnë të njëjtën kuotë pikësh, 90, ndërsa kjo ndeshje që po luhet është e fundit. Për momentin qytetarët shpallen kampion për shkakun e golvarazhit, por nëse nuk arrijnë të përmbysin Aston Vilën, me siguri që kampionati i ikën nga duart. /Sport Ekspres/