VIDEO/ Histori e përsëritur? Dinamo nuk frikëson as pas binjakëzimit me Manchester City, Partizani e mund lehtë në derbi

Dinamo u kthye në Superiore ashtu si edhe në sezonin e shkuar, me një super merkato dhe me shumë jehonë për titullin kampion. Por deri tani, ekipi i Di Biagio nuk po tregon asgjë më shumë sesa ai sezon i shkuar në rezultate.

Partizani arriti të fitonte lehtësisht me shifrat 3-1 kundër Dinamos. Bintsouka arriti të shënonte në minutën e 58, teksa i gjendur para portës kundërshtare, nuk mundi të gabonte. Rrapaj dyfishoi shifrat me një super gol nga distanca në minutën e 78, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Da Silva trefishoi shifrat. Në minutën e fundit, Kacorri shënoi golin e nderit nga penalltia. Në fund, Dinamo numëron vetëm një fitore dhe katër humbje në pesë ndeshje. /Sport Ekspres/

Dinamo (4-4-2): Rexhepi; Marku, Samake, Behiratche, Prodani; L.Vila, Zabergja, Gudiabi, Loran; Denisson, Kaçorri. Trajner: Luigi Di Biagio

Partizani (4-3-1-2): Hoxha; Zekolli, Sota, Bytyçi, Atanaskoski; Murataj, Maguette, Rrapaj; Cara, Bintsouka, Grezda. Trajner: Zoran Zekiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *