Angli-Itali ishte finalja e Europianit që përmbushi gjithë pritshmëritë. Spektakli nisi që në minutën e 2 me golin e Shaw. Por kjo finale nuk mund te ishte kurrsesi e mbyllur lehtë, teksa presioni i shtuar nga Italia në pjesën e dytë kulmoi me golin e Bonuçit.
Nuk mjaftonin 90 minuta për këtë finale që shkoi në kohën shtesë. Megjithatë as në 30 minutat e shtesës nuk është njohur fituesi i finales. Europiani u vendos nga ruleta ruse teksa Italia arriti të fitonte me heroin Donarumën që u kthye në protagonistin kryesor. /Sport Ekspres/