Lista e Kosovës U-21/ Tre futbollistë nga Superiorja dhe ftohet një sulmues nga Seria D

Rafet Prekazi ka bërë publike listën e Kosovës U-21 për ndeshjen e radhës më datën 15 nëntor kundër bashkëmoshatarëve të Austrisë, që është e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian. Ftesa për një vend në listë i ka mbërritur edhe tre prej futbollistëve që janë pjesë e Superiores, ndërsa nuk kanë munguar as lojtarët nga kampionati kosovar.

Kështu, Leonat Vitija dhe Arbnor Muja të Skënderbeut apo dhe Mirlind Daku i Kukësit do të jenë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre për dardanët e rinj. Ndërkohë vihet re edhe emri i Ardit Gashit, që luan si sulmues në Serinë D të Italisë me ekipin e Lauparenses, ku goli duket se i ka munguar disi. I përzgjedhur është edhe futbollisti Valon Hamdiu që është pjesë e kipit të gjerman të Winterthur, në të cilin minutat në këmbë i ka të pakta. Megjithatë këto nuk kanë ndikuar në zgjedhjen e Rafet Prekazit, që ka vendosur t’i ketë si Gashin ashtu edhe Hamdiun nën urdhërat e tij për ndeshjen e ardhshme, së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online