Geri Lineker e kishte parashikuar, që paraditen e sotme, në një intervistë për Sport Bild: “Epoka e artë gjermane, kurorëzuar me Kupën e Botës 4 vite më parë, ka marrë fund. Skuadra gjermane është bërë e brishtë, jo aq e lëvizshme, e ngadaltë në mbrojtje dhe lehtësisht e thyeshme në kundërsulm. Që para startit të Botërorit nuk e shihja si një ndër favoritët për të ngritur trofeun”.
Gjithsesi, pas fitores ndaj Suedisë Lineker lavdëroi gjermanët, duke rishkruar batutën e tij që ka mbetur në histori: “Futbolli është një lojë e thjeshtë: 22 lojtarë ndjekin topin për 82 minuta, pastaj një gjerman del me karton të kuq. Më pas 21 burra ndjekin topin për 13 minuta dhe në fund Gjermania fiton sërish”.
Pas eliminimit të bujshëm të Gjermanisë, legjenda angleze ka postuar në Twitter një mesazh të shkurtër, duke hedhur poshtë fjalinë e tij historike: “Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 burra ndjekin një top për 90 minuta dhe në fund, nuk fiton më Gjermania. Versioni i mëparshëm është pjesë e historisë, në arkiv”.
Football is a simple game. Twenty-two men chase a ball for 90 minutes and at the end, the Germans no longer always win. Previous version is confined to history.
— Gary Lineker (@GaryLineker) June 27, 2018