Ish–sulmuesi i njohur anglez Geri Lineker duket se e kishte të sigurt se Argjentina do të eliminohej nga Kupa e Botës përballë Francës. 57-vjeçari, i famshëm për batutat e tij, nuk qëndron pa e hedhur ndonjë “shashkë”.
Kur po luhej ndeshja mes Argjentinës dhe Francës, përmes një postimi në “Twitter”, Lineker thumboi trajnerin e Argjentinës, Sampaoli, dhe Leo Mesin.
Lineker është shprehur me ironi se Mesi ka arritur një rekord, pasi bëhet i pari lojtar që aktivizohet si një “9”-sh fals dhe bën trajnerin në të njëjtën ndeshje: “Mesi është i pari lojtar në historinë e Kupës së Botës që luan si një “9”-sh fals në të njëjtën ndeshje ku është edhe trajner fals”.
Në fund, “parashikimi” i anglezit mund të gjejë mbështetjen e shumëkujt, pasi Botërori ka marrë fund me trishtim për Argjentinën dhe Mesi nuk u bë dot as lider e as trajner.