“Goli që shënuam në fillim bëri që lojtarët të mendonin për mbrojtjen. Gabuam dhe te goli i dytë, më pas ishim me fat. Zhvilluam një ndeshje të mirë derisa mbetëm me 10 lojtarë. Për meritë të portierit dhe të mbrojtjes arritëm që ta fitojmë ndeshjen”, tha trajneri Hasan Lika në analizën e bërë pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Superport.
“Penalltia? Gjyqtari mendoji për një goditje nga pas, nuk i pyeta kur mbaroj pjesa e parë, por u thash të ishin të kujdesshëm. Të dy golat i pësuam nga goditjet standarde. U treguam më të kujdesshëm. Shkurtajn e kritikoni më shumë? Unë i kritikoj të gjithë”, shtoi trajneri Luftëtarit.
Më tej ai theksoi se duhet ta kishin mbyllur ndeshjen, pasi i kishin mundësitë: “Të dyja skuadrat donin fitore. Kur kaluam dy herë në avantazh ishim mirë psikologjikisht. Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, që është dhe barazimi. Ne duhet të ishim më të kujdesshëm. Gabuam në pasimin e fundit. Abazaj mund të kishte shënuar dhe golin e tretë, kjo ishte arsyeja që u hapëm disi. Terreni ishte disi i vështirë për të dyja skuadrat. Duhen përgëzuar lojtarët për shpirtin e garës që treguan”.
Ky kampionat po prodhon fitore të konsideruara sportivë, por për Likën nuk është kështu: “Janë gjitha skuadra e forta dhe mund të marrin pikë me njëra- tjetrën, pavarësisht pozitave në tabelë. Nuk ka rezultate të çuditshme, por të futbollit”.