Armand Duka foli në mediat italiane sa i përket finales së zhvilluar në Tiranë, Igli Tares dhe Kristjan Asllanit. Kur u ndal te drejtori sportiv i Lacios, kreu i FSHF u shpreh se ka dyert e hapura për të ndihmuar futbollin shqiptar në çdo post të mundshëm. Por Duka nuk mund ta pranojë interpretimin e fjalëve të tij që janë bërë nga gazeta sportive në vend.
“Mos tejkaloni ?do limit! Nuk kam as kohë e as zakon që t’i përgjigjem gazetave, portaleve apo individëve që shajnë e baltosin për qëllimet e tyre, politike, personale apo gjobvënëse.
Por këtë e shkruaj për opinionin publik, ju miqtë e mi e pjesëtar të komunitetit të futbollit. Qëndrimet e mija publike për ?do lojtar, trajner e specialist futbolli kanë qënë gjithmonë vlerësuese dhe falenderuese. Të njëjtën gjë kam bërë dhe në një intervistë për Calciomercato për Igli Taren. Intervistë që baltosësit mediatik të Panorama Sport, duan ta përdorin si provokim.
Ligësia dhe balta e një gazete që quan skandal ndërtimin e ?do fushe, quan skandal edhe dhënien e topave apo uniformave për fëmijët e futbollit, tani ka arritur në nivele ekstreme turpi duke synuar për?arjen e komunitetit të futbollit. Unë e kam vlerësuar vazhdimisht punën e Iglit, ashtu si edhe në këtë intervistë, ku jam shprehur se është një nga shqiptarët më të sukseshëm në futboll. I kam theksuar gazetarit italian Francesco Lucca se Igli Tare mund të kthehet dhe ta ndihmojë futbollin shqiptar si trajner, menaxher apo drejtues. Ku është provokimi këtu?
Uroj shumë që një ditë nga 365 që ka viti, të shkruajnë si gazetarë të vërtetë dhe jo me urdhëra të pronarit.
Nuk shitet gazeta duke nxitur përcarje, duke etiketuar me fjalën skandal ?do arritje e sukses që shoqëron futbollin në vendin tonë sipas porosive të “biznesmenëve” të mllefosur”, shkruan Duka.