Lidsi ndryshon logon, anulon vendimin pas zemërimit të tifozëve

“U konsultuam me 10.000 tifozë dhe të gjithë reaguan pozitivisht, ndaj vendosëm të ndryshojmë logon”, shkruante Lidsi në Twitter dje, duke shtuar se kishte punuar për 6 muaj për logon e 100 viteve të ardhshme. Në logo, një person me përshëndetjen tipike të tifozëve të Lidsit dhe në vend të kokës emri i klubit, i plotë, pasi “inicialet e Lidsit e bënin logon të padallueshme”.

Reagimi i tifozëve të klubit legjenda anglez ka qenë mjaft negativ, pasi askush nuk e ka pëlqyer logon e re, aq sa gjithçka mund të përmblidhet në komentin e një tifozi: “Janë konsultuar me 10.000 tifozë? Mos ishin të gjithë tapë?”.

Mesazhe pa fund, por edhe një peticion online “për të ndalur LUFC që të ndryshojë logon historike dhe të shtojë ‘përshëndetjen e Lidsit’”. Mbi 10.000 firma të mbledhura në pak më shumë se një orë mjaftuan që te Lidsi ka kuptojnë gafën dhe të tërhiqen, duke anuluar përdorimin e logos së re.

Drejtori i klubit, Angus Kinir, tha sot: “Duke parë reagimin e tifozëve, mendoj se është e qartë që procesi i konsultimit që kemi kryer nuk ka qenë aq i thellë sa mendonim. Do të rinisim konsultimet me tifozët, për të gjetur një logo të re, moderne, dhe që të përfaqësojë Lidsin dhe tifozët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *