Kukësi duhet të mendojë edhe për më gjatë se ndeshjet e Champions-it. Nëse skuadra është kompletuar, situata me stadiumin nuk duket shumë shpresëdhënëse. Mësohet se liçensimet për stadiumet kanë nisur dhe data 10 korrik është afati i fundit. Stadiumi i Kukësit u përfol se duhet t’i nënshtrohej një rikonstruksioni të plotë, por deri më tani nuk kanë nisur punimet.
Tapetit është mjaft i konsumuar, duke qenë problematika më e madhe e kuksianëve dhe vështirë se FSHF do ta liçenosjë. Problem mbetet edhe ndërhyrja e pjesshme, pasi stadiumi është në pronësi të Bashkisë dhe leja mungon.
Me shumë gjasa Kukësi do detyrohet të kërkojë një shtëpi tjetër për edicionin e ri dhe me destinacion do të jetë Shkodra. Situata duket e vështirë edhe për skuadrën e Kastriotit, që gjithashtu duhet të bëjë ndërhyrje në impiantin e tij.
Po ashtu skuadrat e tjera kanë probleme të vogla, me përjashtim të stadiumit të Teutës, që është aktualisht stadiumi më i kompletuar, pasi i është nënshtruar një rikonstruksioni të pjesshëm pak muaj më parë.