Lëvizje e fundit në stolin e Luftëtarit, Duro i hap vendin trajnerit grek që nuk bind me CV-në

Një lëvizje e fundit ka ndodhur te Luftëtari, atje ku trajneri që ka drejtuar më parë bluzinjtë, Klodian Duro, ia ka lënë vendin teknikut të ri.

Bëhet fjalë për trajneri grek Jorgos Marantas. Zyrtarizimi vjen edhe nga vetë faqja e klubit, por ajo që nuk bind është CV-ja e 46-vjeçarit. Kështu ai ka drejtuar ekipi modeste në Greqi dhe pa shumë emër të madh, ku duhet të përmendim: “PAS Lamia, Panahaiqi, Kavala, Trivala apo Panelefsiniakos”.

Shumë pikëpyetje ka nëse kjo është zgjedhja e duhur e Luftëtarit, duke parë se flitet për një situatë shumë serioze dhe çdo lënie pike në javët në vazhdim, do të ndikojë shumë edhe për të ardhmen e skuadrës, që ndodhet në vendin e fundin të renditjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *