Lëv: Meksika na dominoi, ndeshje për t’u harruar

“Nuk e filluam siç duhet ndeshjen. Tani duhet të fitojmë me patjetër dy ndeshjet e mbetura, nuk kemi zgjidhje tjetër, por nuk jam i shqetësuar, pasi jam i bindur se do ia dalim. Nuk na kishte ndodhur më parë ta fillonim keq Botërorin, por duhet të tregojmë se mund t’i hedhim pas krahëve të tilla humbje. U munduam të ndryshonim lojë gjatë pjesës së dytë, por nuk ia dolëm, pasi lojtarët e ndjenë shumë presionin e rezultatit dhe kohës që po mbaronte dhe si rrjedhim ishim shumë të paqartë në lojën në sulm. Me pak fjalë ishte një ndeshje për t’u harruar, s’kemi humbur ndonjëherë kaq shumë topa”.

MOS IMPENJIM I LOJTARËVE?
“Jo aspak. Në stërvitje secili prej lojtarëve ka dhënë 100%-shin. Lojtarët e mi janë të gjithë djem punëtorë, i gjithë problemi është te fakti që ne nuk arritëm ta fillonim lojën si duhet dhe nuk arritëm të përshtateshim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *