Letrat për Babagjyshin/ Zbuloni se çfarë dëshirojnë 10 ekipet e Superiores të gjejnë poshtë pemës

Teksa jemi në kohë festash dhe me tavolinat e shtruara, një ritual i hershëm thotë se dëshirat bëhen realitet nëse Babagjyshit i dërgohet një letër. E gjithçka do të realizohet në datën e fundit të vitit, me dhuratat që vijnë poshtë pemës. E parë në këtë kornizë, me sinqeritetin dhe çiltërsinë e një fëmije, këto do të ishin letrat e 10 ekipeve të Superiores sipas “Sport Ekspres”:

  1. Partizani: Një trajner shqiptar, i qetë dhe me stof kampioni

Dëshira e Partizanit është një edhe e vetme, një trajner i përshtatshëm. Lerda u largua nga klubi për mungesën e rezultateve, por nuk la mbrapa vetëm Partizanin që tani e ka humbur kryesimin. Lojtarët kanë pasur shumë përplasje me trajnerin Lerda përgjatë një kohe farë të shkurtër. Të lodhur nga mënyra e menaxhimit të situatës nga tekniku italian, këtë herë kërkohet ngrohtësia dhe fryma e bashkimit që mund ta japi menjëherë vetëm një trajner shqiptar. Nuk ka kohë për të pritur dhe për të njohur më mirë grupin, duhet të ketë stofin e kampionit.

  1. Kukësi: Stadiumi i ri dhe shumë tifozë..shumë tifozë!

Vetë trajneri Duro e ka quajtur Kukësin e tij heroik, pasi kryeson kampionatin në një situatë që nuk po luajnë në stadiumin e tyre. Pra me mungesën e tifozëve dhe…oksigjenit. Fundja futbolli luhet për tifozët dhe pa ta, si mund të jetë i njëjtë? Verilindorët kërkojnë mbarimin sa më shpejtë të stadiumit të ri dhe që të gjejnë shumë sportdashës në të. Të përmalluar nga një kohë e gjatë që nuk janë parë, në shtëpinë e re kërkohet që të mos ndahen më kurrë.

  1. Bylisi: Të jem…kështu! Nuk dua të rritem

Nëse të gjithë kërkojnë dhurata, Bylisi më shumë sesa një letër për të përfituar në këto ditë festash, ka një dëshirë që Babagjyshi e ka të vështirë që t’ia plotësojë. “Nuk dua të rritem, por të jem kështu”. Padyshim që ballshiotët kanë si forcë kryesore dhe armën më të madhe grupin e tyre. Ndryshe nga ekipet e tjera që kanë emra “të mëdhenjë” për kampionatin shqiptar, me lojtarët e Dovedan ndodh e kundërta. Kur të gjithë presin gol nga Guindo, e mbyll mbrojtësi Goxha. E emrat vazhdojnë të përsëriten, ndërsa Bylisi del gjithmonë me maksimumin e pikëve. Më mirë sesa kaq, nuk mund të ketë. Europa në xhep dhe për më tepër vetëm 1 pikë larg titullit kampion. E për çfarë duhej të kërkonte të rritej më shumë?

  1. Tirana: Ajetin, Hykën dhe titullin e Superiores

Kur flasim për dëshirën më të madhe të Tiranës, është padyshim Arlind Ajeti. Me mbrojtësin në fjalë është negociuar dhe nëse nuk arrin që të transferohet në një tjetër skuadër, atëherë do të zgjedhë bardheblutë. Një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Shqipërisë në Europianin 2016, që nëse vinte te Tirana, do të sillte një entuziazëm të madh. Ndërkohë momente jo shumë të mira po kalon edhe Jahmir Hyka në Izrael. Nëse ky e mbyll kontratën ashtu siç është përfolur në media në janar, atëherë mund të kthehej të bardheblutë. Dy dhuratat e para mund të sjellin vetë të tretën…apo jo? “Gjithsesi, duam edhe Superioren. E kemi për 100-vjetorin”.

     5- Teuta: Një futbollist që di të tund rrjetën, sulmues zone

Çfarë dëshiron Teuta? Nuk është aq e vështirë për ta kuptuar. Sigurisht që një sulmues që të shënojë dhe të bëjë detyrën para portës. Ata që janë pjesë aktualisht nuk po e bëjnë mirë detyrën e tyre. Ekipi ka nevojë për të shënuar sa më tepër, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të grumbulluar sa më shumë pikë. “Babagjysh nuk dua të zgjatem, vetëm një sulmues shumë të mirë që nuk e harron rrjetën”.

    6- Skënderbeu: Të na hiqet dënimi në Europë, ndryshe nuk mund të bëhet

Ashtu siç edhe pritej që në fillim e sezonit, dënimi në Europë ka rënduar shumë te klubi i Skënderbeut. Pavarësisht se në këtë ekip ndodhet Daja, një nga më të mirët ose më i miri në punën e tij, nuk mund të bëhet më tepër. Lojtarët kanë një arsye më pak për të luajtur. Në këto kushte e gjithë dëshira është që të ketë një kthesë në shkallën tjetër që do të jap verdiktin përfundimtar. Gjithçka do të vazhdohej si në periudhat e fundit të arta, nëse dënimi do të hiqej.

    7- Vllaznia: Bëji njerëzit në Shkodër që ta duan Mirsad Jonuz

Ka që e kritikojnë, e lavdërojnë dhe janë skeptikë. Gjithçka është e lirë sa i përket mendimit, po hyjmë në 2020. Por faktet janë fakte dhe nuk kanë nevojë për shumë interpretime. Mirsad Jonuz e mori Vllazninë që po vinte nga Kategoria e Parë dhe me një sërë problemesh. Teksa është mbyllur dhjetori, shkodranët janë 12 pikë larg vendit që të rrëzon direkt në Kategorinë e Parë. Në kushte të tilla, më shumë se kaq trajneri nuk mund të bënte. Me një merkato më të mirë nga presidenca, mund të pretendohej me të drejtë për më shumë. “Por babagjysh, bëji njerëzit në Shkodër që ta duan më tepër Jonuzin. Ndonjëherë e kritikojnë kot”.

    8- Flamurtari: Para, ligjin e sportit, 5 lojtarë të mirë, tifozët dhe jo më urrejtje në shtëpi

Në këtë situatë të vështirë që ndodhet Flamurtari, që është njëkohësisht edhe më e keqja e viteve të fundit, vetëm ironitë nga brenda shtëpisë që nuk tingëllojnë mirë. Përkundrazi, janë aq shumë të tepërta për këto shpatulla që po përballojnë gjithçka në këto kohë. Për të dalë nga këtej kërkohet ligji i sportit, 5 lojtarë cilësorë që të bëjnë diferencën, tifozët që të kthehen dhe ta nxjerrin ekipin nga ky moment i vështirë si lojtari i 12 dhe gjithçka të jetë mirë në financa.

   9- Laçi: Një tjetër si…Nuabueze! Të jetë po aq i mirë

Laçi ka shumë dëshira sa i përket merkatos dhe roleve në fushë që kërkon ndërhyrje në merkato. Por duke harruar një fakt shumë të rëndësishëm. Golat e shumta që ka realizuar Nuabueze, ishin të bukura, por për aq sa zgjatën. Tani do të jetë e vështirë që ky sulmues të mbahet dhe me shumë mundësi do të largohet në janar. Në këto kushte me rëndësi të madhe është që të gjendet një tjetër sulmues si Nuabueze, po aq i mirë. Kjo pasi i gjithë ekipi i Laçit është mësuar me këtë mënyrë loje, që lojtari që ndodhet në majën e sulmit t’i zgjidhi gjithçka, madje edhe kur ata nuk janë mirë. Pa Nuabuezen në lojë, Laçi nuk është i njëjti dhe nuk grumbullon shumë pikë.

   10- Luftëtari: Një sulmues, një mbrojtës dhe jo më kopje koti të Murinjos

“Këtë herë nuk dua të më sjellësh një kopje koti të Murinjos”. Padyshim që kjo është kryefjala te Luftëtari, pas asaj eksperience të hidhur që u kalua me Marantas. 1000 arsye për t’u justifikuar dhe sjell kaos në ekip, por asnjë përgjegjësi e mbajtur mbi rezultatet e marra. Me largimin e tij dhe kalimin në duart e trajnerëve shqiptar, diçka ndryshoi. Tashmë këto eksperienca nuk duhet të provohen kurrë më në të ardhmen, me trajnerë që vijnë nga jashtë për të bërë Murinjon. Një sulmues i mirë duhet, pasi Luftëtari ka bërë më pak gola se të gjithë. Por nga ana tjetër dhe një mbrojtës, pasi bluzinjtë kanë pësuar më shumë se 8 ekipet e Superiores, përveç Flamurtarit. /Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online