Lëkundjet dhe ankthi i parë i Italisë? Trajneri i Gjermanisë e parashikoi: Nuk kam parë asnjë Kombëtare që të fitojë duke…

Italia ka dalë jashtë çdo pritshmërie në këtë Europian teksa ka ndryshuar “fytyrën e saj” me Mancinin. Për herë të parë “axurrët” nuk ishin më ajo Kombëtare që fitonte mes dramës dhe dilte nga grupet në limitet e pikëve, për të rrezikuar gjithçka. Këtë herë janë marrë 9 pikët e plota, ndërsa në ndeshjen kundër Uellsit është fituar edhe me “zgjedhjet e dyta”.

Pritshmërita ishte e lartë për të parë të njëjtën Itali edhe kundër Austrisë në fazën me eliminim direkt, por këtë herë ishte një tjetër histori. Austria i bëri ballë kundërshtarit që po kuotohet për të fituar Europianin duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Për herë të parë Italia pësoi lëkundjen e vërtetë, ku një gabim i vetëm do të shumëzonte me zero gjithë pritshmërinë e lartë të tifozëve dhe punën e bërë deri tani.
Trajneri Lëv e kishte thënë disa ditë më parë:

“Nuk kam parë ndonjë Kombëtare që të arrijë trofeun duke fituar të gjitha ndeshjet e para në grup”. Një “thumbim” që shkonte për Italinë, me një të vërtetë të thënë nga tekniku i Gjermanisë. Është thuajse e pamundur që rrugëtimi i një Kombëtare të shkojë drejt dhe pa pengesa të hasura rrugës. Por është gjithmonë më mirë që të biesh në fillim dhe të rregullosh problemet për t’u përmirësuar në hapat e fundit sesa të pengohesh kur shkon drejt finishit, pasi në atë moment gara ka përfunduar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online