Pozitat e trajnerit të Çekisë janë lëkundur ndjeshëm pas barazimit të marrë ndaj Shqipërisë. Megjithatë Komiteti Ekzekutiv i Federatës Çeke të Futbollit ka vendosur në mbledhjen e fundit që t’i besojë Silhavit deri në fund të kualifikueseve për Kampionatin Europian. Por ka një kusht për trajnerin e Kombëtares çeke. Këtij të fundit i kërkohet fitore ndaj Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.
“Objektiv mbetet avancimi në Europ 2024 në Gjermani, me trajnerin Jaroslav Silhavi dhe ekipin që kanë mbështetje pavarësisht dështimeve të deritanishme. Por në të njëjtën kohë, presim performancë maksimale në ndeshjet në Shqipëri dhe kundër Ishujve Faroe”, ka njoftuar Komiteti Ekzekutiv i Federatës Çeke të Futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/