Atletico e Madridit do të presë mbrëmjen e sotme kampionët në fuqi të Champions League, Liverpoolin, në ndeshjen e parë të fazës 1/8 për këtë kompeticion prestigjoz. Një përballje kjo e një rëndësie të veçantë, ku nga të dyja krahët do të kërkohet me ngulm kalimi në fazën tjetër. Por një motiv më tepër për të dalë triumfues nga kjo sfidë delikate për Atleticon janë tifozët e këtij klubi.
Këta të fundit i kanë vendosur t’i bëjnë një pritje madhështore autobusit që mban brenda tij lojtarët e ekipit madrilen. Një atmosferë tërësisht e zjarrtë dhe e ndezur shihet jashtë stadiumit “Wanda Metropolitano”, me tifozët që kanë ditur sit ë dhurojnë spektakël të vërtetë, megjithëse ende nuk ka nisur të luhet sfida. Por duke parë magjinë që tifozeria spanjolle ka dhuruar, mbrëmja e sotme nuk do të jetë e bukur për djemtë e Klopp, që në kryeqytetin spanjoll mbartin kujtime të hidhura./Sport Ekspres/
This is how Atletico Madrid fans greeted the team bus ahead of their Champions League match ??
(via @carrusel) pic.twitter.com/iO8FIRzMOL
— Bleacher Report (@BleacherReport) February 18, 2020