Oskar Tabarez është një legjendë e futbollit botëror, por mbi të gjitha në Uruguai është një hero kombëtar, sepse e ka drejtuar kombëtaren e vendit të tij në Botërorët 1990, 2010, 2014 dhe 2018.
tabarez over the years. what a legend. pic.twitter.com/r2ZGKYpEZ5
— kiksuya. (@Kiigenn) June 15, 2018
Tabarez ka vite që vuan nga probleme shëndetësore dhe për pak sa nuk mbeti i paralizuar para dy vitesh, kur u diagnostikua me sindromën Guillain-Barré.
Gjithsesi, trajneri i njohur ka vijuar punën dhe tani e drejton Uruguain me ndihmën e patericave.
As ato nuk e ndalën kur Uruguai shënoi në minutën e parafundit kundër Egjiptit, sepse Tabarez u çua nga stoli dhe festoi pa ndihmën e patericave!
#Rusia2018 "¡URUGUAY NOMÁ!"
Agónico festejo de gol del Maestro Tabárez en la victoria 1-0 de #URU sobre #EGY. Hermoso.pic.twitter.com/tA9RF7kJSw
— Zona 10 (@Zona10ok) June 15, 2018