Ernest Muçi është përdorur jo pak në fushën e lojës nga trajneri i Legias së Varshvës. I kushtëzuar edhe për shkak dëmtimesh, Runjaic i ka dhënë mundësinë Mucit që të shpreh aftësitë e tij në sulm. Deri tani, pas 23 javësh kampionat, lojtari shqiptar numëron 3 gola të shënuara.
Ndërkohë nga ana tjetër ka dhuruar 4 asist dhe është i treti në listë me më shumë, pasi në vendin e parë janë Lukas Podolski dhe Rafal Ëolski me 6 asist të dhënë. Më shumë asist se gola të shënuara, ky është detaji interesant që tregohet në Poloni për lojtarin që e preferon jo pak goditjen në portë. /Sport Ekspres/