Një paraqitje spektakolare nga LeBron Xhejms ndihmoi Kleveland Kavaliers të fitonte109-99 ndaj Boston Seltiks, duke ekuilibruar gjithçka në garën për titullin e konferencës së Lindjes, si dhe vendin në finalen e madhe të NBA-së.
Seria barazohet 3-3 dhe të dielën në Boston luhet sfida vendimtare, aty ku Seltiks nuk mposhtën prej 10 ndeshjesh.
Xhejms mbetet Mbreti, sepse shënoi 46 pikë, shtoi 11 ribaunde e 9 asiste dhe tregoi se është ai MVP i sezonit, edhe pse Kavaliers mund të dorëzohet të dielën, pasi është mundur tre herë në Boston në këto finale.
Ndërkaq, në Perëndim Hjuston Rokets kryeson 3-2 ndaj Golden Stejt dhe është një fitore larg finales së madhe.