Mbrëmjen e nesërme do të luhet një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Pas humbjes 2-0 kundër Atletikos javën e shkuar, tashmë Barcelona do të provojë të përmbysë rezultatin për t’u kualifikuar më tej. Lamin Jamali ka thënë në konferenë për shtyp se me zor i ka pritur ndeshje të tilla, pasi në këto raste dalin në pah lojtarët e mëdhenj. Gjithashtu, ai ka sfiduar Simeonen që ta lërë të luajë një kundër një në këtë sfidë.
“Në fillim të sezonit, niveli im u vu në pyetje dhe unë me zor po prisja që të vinin ndeshje si e nesërmja. Kjo pasi është momenti kur lojtarët e mëdhenj dalin në pah. Do të japim gjithçka për këtë stemë. Një përmbysje është shumë e mundshme, prandaj jemi këtu. E kam parë shumë herë përmbysjen 6-1 kundër PSG-së. Sigurisht që e kam parë edhe drejtpërsëdrejti gjithashtu. Ndihem mirë. Le të shohim nëse Siemone do të më bëjë një nder dhe do të më lërë të luaj një kundër një nesër”, ka deklaruar Lamin Jamal./Sport Ekspres/