Reali i Madridit ka fituar mes vështirësive në Lajpcig. Ndeshja u vendos nga goli i Diazit në minutën e 48. Ançeloti është treguar i sinqertë pas ndeshjes, duke thënë se takimi mund të kishte përfunduar edhe në barazim. Trajneri i Realit ka vlerësuar së tepërmi portierin e tij, për të cilin tha se ka zhvilluar ndeshjen më të mirë deri më tani.
“Mund të kishte përfunduar në barazim, le të jemi të sinqertë. Kjo ishte ndeshja më e mirë e Luninit që nga koha kur e kam takuar. Pse është anuluar goli? Pyete arbitrin, është ndërhyrje e portierit, lojtari po shtynte Luninin dhe pozicioni jashtë loje ishte shumë i qartë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/