Djali i sulmuesit legjendar Wayne Rooney, Kai, ka marrë jehonë të madhe mediatike këto ditë në Angli. Djali i Rooneyt, prej disa kohësh është pjesë e akademisë së Manchester United dhe tashmë u ka treguar të gjithëve se është shumë i talentuar dhe se mund të jetë pasardhësi i vërtetë i babait të tij.
Kai e përfundoi sezonin e kaluar me 56 gola dhe 28 asiste me fanellën e djajve të kuq. Një shifër e pabesueshme kjo, ndërsa interesant është fakti se ekipi i tij përfshin edhe Cristiano Junior, që iu bashkua akademisë së Man Utd në shkurt. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/