Liridon Latifi është rikthyer në fushë me skuadrën e parë të Pushkash Akademi. Ish-lojtari i Skënderbeut mori pak minuta në ndeshjen e parafundit të kampionatit me Debreçenin, e cila u mbyll në rezultatin 1-1. Latifi u aktivizua në minutën e 82-të. Ekipi i mesfushorit shqiptar u mund në ndeshjen e Kupës në mesjavë, duke dështuar kështu në përmbushjen e objektivave, pasi nuk u arritën Kupat e Europës. Mbetet për t’u parë e ardhmja e mesfushorit kuqezi, që nuk i ka punët mirë me trajnerin edhe pse aktivizimi i sotëm është një sinjal i mirë.